FIFA ka ndarë çmimet kryesore për Botërorin e Klubeve pas triumfit të Bayern Munichut.
Bayern Munich ka mposhtur skuadrën meksikane Tigres UNAL në finalen e Botërorit të Klubeve me rezultatin minimal 1-0 për të fituar trofeun e gjashtë nën urdhërat e trajnerit, Hansi Flick.
Fitimin e gjashtë trofeve e kishte arritur vetëm Barcelona e Pep Guardiolës në vitin 2009, trajneri spanjoll kishte regjistruar një video ku kishte uruar ish-skuadrën e tij për arritjen e tyre.
Sulmuesi mund të mos ketë shënuar në finale, por rekordi i tij këtë sezon mbetet mahnitës: Lewandowski ka mesatarisht 1.03 gola për ndeshje (29 në 28 paraqitje).
Megjithatë, edhe kjo është ende disi prapa rekordit të tij të pabesueshëm të 1.17 golave për ndeshjen sezonin e kaluar.
Andre Pierre-Gignac, shpallet fitues i “addidas Silver Ball” dhe njëkohësisht golashënuesi i turneut.
Gignac shënoi tre gola në këtë turne. Francezi shënoi dy herë në raundin e dytë ndërsa Tigres mundën kampionin aziatik, Ulsan Hyundai FC, dhe shënoi golin e vetëm të lojës në gjysmëfinale ndaj Palmeiras.
Ai gati sa nuk shtoi një të katërtin në finale, por goditja e tij me kokë pas 23 sekondash u devijua shumë pak nga shtylla. Sidoqoftë, golat e Gignac i dhanë atij çmimin e golashënuesit më të mirë.
Joshua Kimmich fiton çmimin “addidas Bronze Ball”.
Gjermani ishte njëri nga lojtarët kryesorë të Bayernit këtë turne. Mesfushori ishte njëri nga lojtarët më të mirë në mesfushën “Bavareze”, ai madje shënoi gol në finale por qe goli u anulua nga sistemi VAR.
Al Duhail fiton çmimin e FIFA Fair Play.
Nikoqirët, Al Duhail SC morën në shtëpi çmimin FIFA Fair Play. Skuadra nga Katari, luajti dy ndeshje në turne, pasi atyre iu dha një fitore 3-0 në raundin e parë kundër Auckland City për shkak të ndeshjes së anuluar, shkruan lajmi.net. Skuadra e trajnerit Sabri Lamouchi humbi 1-0 ndaj përfundimtarit të vendit të tretë Al Ahly SC në raundin e dytë, por përfundoi në vendin e pestë pasi mposhti Ulsan Hyundai FC me rezultatin 3-1 tre ditë më vonë.