Protesta “Drejtësi për gratë e vrara”, e thirrur në mbrojtje të jetëve të grave, sapo ka nisur në Ferizaj. Në protestë shihet numër i madh i pjesëmarrësve që po kërkojnë drejtësi për vrasjen e 18-vjeçares M.O,.
Shumë gra po mbajnë në duar pankarta me mbishkrime të ndryshme, duke u bërë thirrje institucioneve dhe qytetarëve që mos ta normalizojnë vrasjen e grave.
Qendra Kosovare për Studime Gjinore ka organizuar këtë protesë me pankarta që kërkojnë drejtësi për gratëe vrara.
“Policia i ka duart me gjak”, “Prokuroria i ka duart me gjak”, “Dënim maksimal për Dardan Krivaqën”, ishin disa nga thirrjet që protestuesit bënë para stacionit të policisë në Ferizaj.
Protesta është duke u zhvilluar para pranë Stacionit Policor, Gjykatës dhe Prokurorisë në Ferizaj, në shenjë revolte ndaj dhunës.