Kryeministri i Finlandës, Petteri Orpo deklaroi se nuk ka nevojë për armët bërthamore të SHBA-së në territorin e vendit të tij, transmeton Anadolu.
Në një intervistë për gazetën “Rzeczpospolita” e cila botohet në Poloni, Orpo bëri vlerësime lidhur me luftën Rusi-Ukrainë.
Në pyetjen nëse do të pranojnë apo jo armët bërthamore të SHBA-së në territorin e vendit të tij, Orpo tha: “Nuk ka nevojë për këtë sepse aktualisht NATO e siguron parandalimin bërthamor”.
Finlanda, e cila iu bashkua Aleancës si anëtarja e 31-të e NATO-s më 4 prill 2023, nënshkroi me SHBA-në një “Marrëveshje Bashkëpunimi për Mbrojtjen” në dhjetor 2023.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se marrëveshja është shembulli i fundit i përpjekjeve gjithëpërfshirëse të SHBA-së për të forcuar sigurinë transatlantike. Ai theksoi se kanë krijuar rrjet që garanton sigurinë dhe stabilitetin në çdo vend të kontinentit të Evropës.