Roberto Firmino mund të përfundojë në Itali gjatë kësaj vere.
Futbollisti brazilian ka mundësi të largohet nga Liverpooli për ta provuar një eksperiencë të re.
Mediumi italian “Corriere dello Sport” raporton se sulmuesi i rrezikshëm mund t’i bashkohet Juventusit për 20 milionë euro.
Në vitin kur do të mbahet Botërori i Katarit, një vend titullari është mjaft i rëndësishëm për përfaqësuesin brazilian, i cili do të përballet me konkurrencë të fortë në “Anfield Road” pasi do t’i ketë përballë Darwin Nunezin dhe Diogo Jotan.
E lëvizja eventuale drejt “Bianconeri” do t’ia mundësonte atij të luajë në vazhdimësi dhe ky ishte një avantazh për të.
Firmino ka kontratë vetëm edhe një vit me “Reds” dhe palët nuk e kanë gjetur ende gjuhën e përbashkët për vazhdimin e saj.
Liverpooli mund të vendos ta shesë atë këtë verë para se ta humbasë atë pa para pas një viti, nëse s’e vazhdon kontratën.
Pra, pas Sadio Mane, Të Kuqtë mund të mbesin edhe pa një sulmues, me të cilin fituan gjithçka të mundshme në vitet e fundit.