Princi Harry dhe Meghan Markle kanë siguruar projektin e parë televiziv – një dokumentar në lidhje me lojërat Invictus. Projekti vjen gjashtë muaj pasi Duka dhe Dukesha e Sussex-it nënshkruan një marrëveshje miliona dollarëshe me Netflix.
Dokumentari me seri, i titulluar “Heart of Invictus” do të ndjekë konkurrentët në të gjithë botën për trajnimin për Lojërat në Hagë, që pritej të zhvilloheshin në 2020-ën por u shtynë për shkak të pandemisë.
Harry do të shfaqet në kamera dhe do të shërbejë si producent ekzekutiv përkrah “The Invictus Games Foundation”. Ai po punon me regjisorin Orlando von Einsiedel dhe producenten Joanna Natasegara për dokumentarin, që do të ndjekë atletët dhe organizatorët ndërsa përgatiten për eventin.
“Si seria e parë e Archewell Productions me Netflix, në partneritet me Fondacionin Invictus Games, unë nuk mund të isha më i ngazëllyer për udhëtimin përpara dhe krenar për komunitetin Invictus për frymëzimin e vazhdueshëm ndaj potencialit njerëzor dhe shërbimit të vazhdueshëm“, tha Harry. /abcnews.al