Ish deputeti i Vetëvendosjes, Fisnik Ismaili, ka shfryëtzuar llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, për t’u përfshirë në karvanin e reagimeve përkitazi me reduktimet e energjisë në Kosovë, transmeton Kosova Post.
Ai ia ka parashtruar një pyetje mërgimtarëve, duke u interesuar se si e kanë orarin e reduktimeve të rrymës në shtetet ku jetojnë.
“Ju në diasporë, mbasi qenka krizë energjetike globale, qysh i keni oraret e reduktimeve të rrymës? Po më intereson për një shok”, ka shkruar Ismaili në llogarinë e vet në “Facebook”.