Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Kongresistë amerikanë me rezolutë për anëtarësimin e Kosovës në NATO

    Kongresistë amerikanë me rezolutë për anëtarësimin e Kosovës në NATO

    Ambasadori Dugolli i falënderon kongresmenët që paraqiten rezolutë që mbështet anëtarësimin e Kosovës në NATO

    Ambasadori Dugolli i falënderon kongresmenët që paraqiten rezolutë që mbështet anëtarësimin e Kosovës në NATO

    Qeveria miraton disa projektligje

    Qeveria mban mbledhje, merr disa vendime

    Abdixhiku: Do të shkoj në takim te Osmani

    Abdixhiku pas takimit me Osmanin: Do të vijmë me lajme të mira

    Rezolutë në Kongresin amerikan për mbështetjen e Kosovës drejt NATO-s

    Rezolutë në Kongresin amerikan për mbështetjen e Kosovës drejt NATO-s

    Presidenti i FIFA-s: Irani do të luajë ndeshjet e Kupës së Botës në SHBA

    Presidenti i FIFA-s: Irani do të luajë ndeshjet e Kupës së Botës në SHBA

    Nga 1 qershori kompanitë e mëdha zgjedhin vet furnizuesin me energji elektrike

    Gramos Hashani zgjidhet kryeshef ekzekutiv i KEK-ut

    KQZ: Në veri votuan gjithsej 253 qytetarë, në Zveçan asnjë

    KQZ nesër mbledhje për organizimin e zgjedhjeve të reja

    Ekspertët e OKB-së: Dh*una se*ksuale ndaj p@lestinezëve është “mjet i pushtimit izr@elit”

    Ekspertët e OKB-së: Dh*una se*ksuale ndaj p@lestinezëve është “mjet i pushtimit izr@elit”

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Në kërkim të së vërtetës: Rrëfimi i një gazetari të luftës në Kosovë

08 Maj 2024, 15:33
në KOSOVË, Kryesore
Në kërkim të së vërtetës: Rrëfimi i një gazetari të luftës në Kosovë
Share on FacebookShare on Twitter
Intervistoi:
Artë Ramiqi
Intervistë me gazetarin e mediave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK),
Fadil Bajraktari,rikthen kujtimet e raportimit në media gjatë kohës së luftës.
Z. Bajraktari ju lutem, një rrugë përshkrim të shkurtër për vetën si gazetar lufte?
Bajraktari: Në atë kohë kam qenë student dhe isha në zonën e luftës, pas fillimit të përgatitjeve për hapjen e Radios Kosova e Lirë dhe Agjencisë KosovaPress, e kam parë vetën si pjesë e mundshme e ekipit të dy mediave, pasi mendoja se aty do të jepja më shumë kontributin tim, pasi pak a shumë i takoja fushës së gazetarisë dhe kisha prirje në shkrime. Që nga janari i vitit 1999 më nuk e kam ndal punën në gazetari, edhe pse kur kam filluar nuk e kam menduar se profesioni im i së ardhmes do të jetë gazetaria, e kam filluar vetëm si nevojë e kohës në rrethana lufte.
N’a tregoni pak për formimin e dy mediave të luftës?
Bajraktari: Agjencia e Lajmeve KosovaPress dhe Radio Kosova e lirë, janë formuar gjatë luftës sonë çlirimtare nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilat e filluan punën në fillim të janarit të vitit 1999, në një shtëpi në fshatin Berishë të Malishevës.
Ju keni mund të braktisni Kosovën por zgjodhët të rrini në flakët e luftës, sa ishte e vështirë të merrni këtë vendim?
Bajraktari: Po kam pasur mundësi të largohem nga Kosova edhe në rrethanat e luftës, sepse për një kohë nuk kam qenë mirë më shëndet, por thjesht nuk kam mundur ta bindi veten që të largohem, as për pak kohë për shërim. Përjetimi dhe jetimi luftës së bashku më tërë popullatën dhe luftëtarët ishte e vetmja bindje që kisha.
A keni pas mundësi mjaftueshëm për të prezantuar të vërtetën e luftës së UÇK-së përmes valëve të radios dhe agjencisë?
Bajraktari: Edhe pse nuk ka pasur kushte të duhura për punë dhe as mjete, besoj që është arritur më e mira e mundshme, duke u bazuar në rrethanat e kohës, përvoja dhe mundësitë që kemi pasur.
Shpërndarja e informacioneve ka qenë e një rëndësie jetike, për ta informuar opinionin kombëtar dhe atë të huaj për të gjitha zhvillimet që kanë në ndodhur brenda territorit të Kosovës dhe veçanërisht në zonat e luftës.
Paisjet teknike dhe elektronike a kanë qenë të fuqishme,që ju me emituar programin në gjithë territorin e Kosovës, apo dhe jashtë vendit?
Bajraktari: Programi nuk ka pasur mundësi të emitohet jashtë vendit, pasi janë valët e që janë përçuar përmes një antene me fuqi të mesme transmetuese, të cilat kanë përfshi pjesën më të madhe të territorit të Kosovë. Kjo është mundësuar, fal pozicionit gjeografik që ishte, pra ishte në mes të Kosovës.
Si ishte bashkëpunimi i juaj me mediumet ndërkombëtare?
Bajraktari:Transmetimi jashtë Kosovës është bërë përmes Agjencisë së Lajmeve KosovaPress, duke i shpërnda informatat përmes ueb-faqes së internetit nga dy zyrat kryesore, ajo në Berishë që pastaj është zhvendosur në Fshatin e Ri dhe nga zyra në Zvicrës, Cyrih.
Bashkëpunim kemi pas me mediat kryesore ndërkombëtare, sepse për një kohë të gjatë, i vetmi burim i informacionit nga Kosova ishte KosovaPress. Kjo periudhë ka qenë nga fillimi i bombardimeve të Aleancës Veri-atlantike ndaj caqeve të armikut (ushtrisë dhe policisë serbe).
A keni mund t’i dërgoni informacionet në kohë?
Bajraktari:Ndihmesa kryesore për mediat ndërkombëtare ka qenë editimi i lajmeve në gjuhët kryesore perëndimore, pra në anglisht, gjermanisht dhe frëngjisht, kësisoj mediave ua ka lehtësuar marrjen e informacioneve direkt nga KosovaPress. Por për një kohë edhe NATO-ja i ka shfrytëzuar informacionet e KosovaPress-it për të kuptuar më mirë për zhvillimet në terrenin e luftës dhe për lëvizjen e forcave armike në Kosovë.
A ka pas gazetar edhe në zonat tjera të luftës, të cilët ju kanë informuar për zhvillimet në terren,në zonat ku kishte luftime mes UÇK-së dhe ushtrisë serbe?
Bajraktari: Po të gjitha zonat kanë qenë të mbuluara me gazetar. Së pari duhet të tregojmë se ka qenë një rrjet mirë i organizuar i gazetarëve shqiptarë dhe ndërkombëtar që nga Prishtina çdo ditë kanë udhëtuar për në zonat e luftës. Pastaj mediat kryesore të kohës, kishin korrespodentët e tyre në të gjitha zonat.
Po ashtu edhe KosovaPress dhe Radio Kosova e lirë kanë pasur bashkëpunëtorët në të gjitha zonat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët kanë dhënë informacione përmes formave të ndryshme, telefonit, faksit, apo ku ka pasur internet edhe përmes internetit.
Ndonjë rast specifik ku ju (ti) je gjendur në rrezik ne zonën e luftës?
Bajraktari: Po ka pasur raste të shumta, ku kemi qenë para rrezikut të drejtpërdrejt nga sulmet e armikut. Lëvizja nëpër të gjitha vatrat e luftimeve e kanë bërë këtë. Rreziqet kanë qenë nga format më të ndryshme, por është dashur të kemi kujdes më shumë nga granatimet në largësi që bënin forcat armike dhe snaiperistët e armikut.
Çka do të veçonit nga përjetimet që keni pas me popullatën dhe me ushtarët e UÇK-së?
Bajraktari: Çdo orë në luftë dhe çdo ditë në luftë ka përjetime të veçanta, sepse të tilla janë zhvillimet në zonat e luftës, për fat të keq në të shumtën e herëve janë përjetime të dhimbshme.
Nuk duhet të harrojmë edhe sulmin që armiku ka kryer përmes dy avionëve ndaj selisë së KosovaPress-it dhe Radios Kosova e lirë në fshatin Berishë, ku një djalë i ri ka mbetur i vdekur dhe janë plagosur 15 qytetarë të tjerë.
A keni ndonjë ditarë apo libër që e keni shkru për t’ju tregu gazetarëve të ri për vështirësitë e gazetarit në zonën e luftës?
Bajraktari: Kam kryesisht kronika të shkruara gjatë ditës. Por një kohë kam mbajtur edhe ditar, por që nuk e kam pa të arsyeshme t’i publikoj asnjërën e as tjetrën.
Në vitin 1998, a e keni paramenduar lirinë kësisoj si është sot?
Bajraktari: Po e kam paramenduar dhe kam qenë thellësisht i bindur në liri, jo vetëm unë por tërë familja kemi besuar në liri ,dhe ky besim ka bërë që t’i bashkohemi radhëve të UÇK-së dhe të kontribuojmë për liri e gjithë familja që kemi qenë në moshë të rritur.
Lufta e UÇK-së a ishte me e drejta sipas juve, apo kishte dhe lëshimet e saj?
Bajraktari: Nuk besoj që në historinë moderne të ketë pasur ndonjë luftë më të drejtë, pasi UÇK ka qenë tërësisht një formacion çlirimtar nga njerëz vullnetar, të cilët qellim e kanë pasur mbrojtjen e familjeve dhe lirinë e vendit, pa pretendime tjera.
Keni punu në KosovaPress, bashkë si ekip me gazetarët e Kosovës së lirë, radio kjo e formuar në zonën e luftës në fshatin Berishë, prej këtij pozicioni keni takuar e njohur dhe shumë delegacione ndërkombëtare, çka mund të veçoni nga ato takime?
Bajraktari: Gazetarët janë personat më të informuar edhe në kohë paqeje dhe lufte, pasi kanë mundësi të takojnë persona të shumtë. Po kam takuar të gjithë përfaqësuesit politik dhe ushtarak të UÇK-së, diplomatë dhe gazetarë të huaj që kanë ardhur në zonat e luftës.
Po me Hashim Thaçin, Ram Bujen etj?
Bajraktari: Po siç e thash më lartë i kam takuar të gjithë dhe zakonisht komunikimi në luftë dallon nga komunikimi i jetës së zakonshme, pasi çdonjëri ka dëshirë dhe mundohet të flas në formë besimi dhe optimizmi, ndërsa Ramë Buja dhe Rexhep Selimi bisedat e tyre i kishin edhe me humor.
Në atë kohë ishi larg familjes, si e përmbushje atë boshllëkun në zonën e luftës?
Bajraktari: Boshllëku nuk përballohet lehtë, por unë kam pasur si motiv krahasimin, sepse takoja luftëtarë që kishin ardhur nga treva të ndryshme shqiptare dhe nga mërgimi, të cilët me vite nuk i kishin takuar familjet e tyre dhe e kuptoje se lufta është sakrificë shumë e madhe.
20 vjet pas luftës keni punur si kryeredaktor në KosovaPress dhe disa mediume tjera, si e sheh gazetarin sot?
Bajraktari: Sot gazetaria ka ndryshuar shumë dhe është zhvilluar shumë. Nëse në të kaluarën gazetaria është numëruar si një armë e fortë, duke u bazuar në një tv, një radio, një gazetë dhe ndonjë revistë, të cilat kontrolloheshin nga disa persona, sot çdo qytetar e ka mundësinë ta ketë një media dhe një komunitet lexuesish të vet fal mediave sociale dhe zhvillimeve teknologjike.
Etiketat: Gazetari i luftës Fadil Bajraktari
ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Ska lajme
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH