Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Vendimi për ish-krerët e UÇK-së, trupi gjykues nis takimet

    Vendimi për ish-krerët e UÇK-së, trupi gjykues nis takimet

    Rudolph: Kosovës i duhen institucione stabile për agjendën evropiane

    Rudolph: Kosovës i duhen institucione stabile për agjendën evropiane

    Trump thirret ta mundësojë njohjen e Kosovës nga Serbia dhe t’i vizitojë dy shtetet

    Trump: Pa SHBA-në, NATO është `tigër prej letre`

    Elvis Hoxha ironizon Baton Haxhiun për deklaratat mbi Mitrovicën

    Elvis Hoxha ironizon Baton Haxhiun për deklaratat mbi Mitrovicën

    Sekuestrohen mbi 45 kilogramë ar në Pejë, MINT-i jep detaje

    Lufta në Iran, bie ndjeshëm çmimi i arit

    Belgjika, Holanda dhe Luksemburgu i shtohen KFOR-it si shtete kontribuese me trupa ushtarake në Kosovë

    KFOR-i: Ishim të njoftuar nga ushtria serbe, s’janë kërcënim për sigurinë

    Nisen drejt Kosovës trupat e vik*timave nga ak*sidenti në Vjenë

    Nisen drejt Kosovës trupat e vik*timave nga ak*sidenti në Vjenë

    Turqia dënon su*lmet izr@elite ndaj besimtarëve në Xhaminë Al-Aksa gjatë Bajramit

    Turqia dënon su*lmet izr@elite ndaj besimtarëve në Xhaminë Al-Aksa gjatë Bajramit

    AARC në DASH kërkon zgjidhje të shpejtë për dialogun Kosovë–Serbi

    AARC në DASH kërkon zgjidhje të shpejtë për dialogun Kosovë–Serbi

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

    Udhëtimi i natës dhe kufiri i të qenurit: Israja dhe Miraxhi

    Udhëtimi i natës dhe kufiri i të qenurit: Israja dhe Miraxhi

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Fitorja e Trumpit mund të çojë drejt paqes në Ukrainë, por në favor të kujt?

09 Nëntor 2024, 10:56
në Botë
Fitorja e Trumpit mund të çojë drejt paqes në Ukrainë, por në favor të kujt?
Share on FacebookShare on Twitter

Perceptimi i përgjithshëm është se përfundimi i luftës së Rusisë kundër Ukrainës nuk është afër. Por, fitorja e Donald Trumpit mund të nxisë një përpjekje për ta arritur një marrëveshje paqeje, ku Ukraina, Rusia, Shtetet e Bashkuara dhe shtete të tjera do të diskutojnë për kushtet e mundshme.

Fitorja e Trumpit në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit vendosi një afat, në njëfarë mënyre, sepse ai theksoi disa herë gjatë fushatës se do ta përfundonte luftën shumë shpejt nëse zgjidhet, madje pa pritur për inaugurimin e tij më 20 janar.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e shfrytëzoi këtë gjë në deklaratat e tij të para publike për rezultatin e zgjedhjeve në SHBA, duke thënë më 7 nëntor se “dëshira” e Trumpit për t’i “rigjallëruar marrëdhëniet” me Rusinë dhe për të ndihmuar në përfundimin e luftës në Ukrainë “meriton, të paktën, vëmendje”.

Kjo deklaratë u bë mes lëvdatave të mëdha të Putinit për Trumpin: Ai tha se presidenti i zgjedhur kishte treguar “guxim” dhe kishte “vepruar si burrë” kur ishte qëlluar me armë në korrik, dhe se përshtypja e tij ishte se, gjatë mandatit të tij 2017-2021, Trump ishte penguar nga ndjekja e objektivave të tij.

Deklaratat e Putinit u shprehën në një mënyrë që qartësisht synohej të dukeshin rastësore dhe të shkujdesura. Por, ato sugjerojnë se Kremlini do të përpiqet ta shfrytëzojë ndryshimin e pushtetit në Shtetet e Bashkuara dhe shpresat e Trumpit për ta ndërmjetësuar paqen për t’i çuar përpara synimet e veta në Ukrainë.

Megjithatë, nuk ka asnjë shenjë që Moska ka hequr dorë nga objektivat e saj të deklaruara, që përfshijnë kontrollin rus mbi pesë rajone të Ukrainës dhe një ndalim të përhershëm për anëtarësimin e Ukrainës në NATO.

Mëngjesin pas deklaratave të Putinit, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, dukej i etur për ta përforcuar këtë mesazh. Ai tha se Putini ka përmendur vazhdimisht se Rusia është e hapur për dialog, por presidenti “asnjëherë nuk ka thënë se objektivat [e pushtimit] kanë ndryshuar”.

Me forcat e saj që po avancojnë në Ukrainën lindore me ritmin më të shpejtë që nga muajt e parë pas pushtimit të plotë në shkurt të vitit 2022, Moska nuk duket e gatshme për kompromis.

Kreu i Këshillit të Sigurimit të Putinit, Sergei Shoigu, gjithashtu sugjeroi se Moska është e hapur për bisedime, por vetëm sipas kushteve të veta.

“Tani, kur situata në arenën e operacioneve ushtarake nuk është në favor të regjimit të Kievit, Perëndimi përballet me një zgjedhje – ta vazhdojë financimin e tij dhe shkatërrimin e popullit ukrainas ose t’i pranojë realitetet aktuale dhe t’i fillojë negociatat”, tha Shoigu më 7 nëntor.

Kjo është një nga sfidat kryesore për çdo përpjekje nga Trumpi për ta përfunduar luftën. Armëpushimi ose paqja e kënaqshme për Moskën ka gjasa të shihet si një humbje për Kievin dhe mund ta lërë Rusinë në një pozicion për ta kërcënuar Ukrainën dhe madje Perëndimin. Kështu, Shtëpia e Bardhë do ta kishte të vështirë ta paraqiste atë si një fitore gjeopolitike.

Me inaugurimin e Trumpit vetëm dhjetë javë larg, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, po përpiqet ta parandalojë këtë gjë. Ai po i kërkon Perëndimit të dërgojë më shumë armë, për ta ndihmuar Ukrainën ta përmirësojë pozicionin e saj në fushëbetejë dhe ta hapë rrugën për një “paqe të drejtë”, duke paralajmëruar se paqja sipas kushteve të Rusisë do të ishte një gabim i rëndë.

“Ka pasur shumë diskutime për nevojën për t’iu dorëzuar Putinit, për të bërë hapa pas, për të bërë disa lëshime. Kjo është e papranueshme për Ukrainën dhe vetëvrasje për të gjithë Evropën”, tha Zelensky në një takim të Komunitetit Politik Evropian në Budapest më 7 nëntor.

Përçarjet në Perëndim ka rrezik të shkojnë në favor të Rusisë.

Duke folur në Budapest më 8 nëntor, presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, e mbështeti Zelenskyn, duke thënë se “duhet ta forcojmë Ukrainën, ta mbështesim Ukrainën, sepse nëse nuk e mbështesim Ukrainën, ky është një sinjal i gabuar që ia dërgojmë Putinit, por edhe disa regjimeve të tjera autoritare në mbarë botën”.

Por, kryeministri hungarez, Viktor Orban, një aleat i Trumpit që gjithashtu është i afërt me Putinin, shprehu diçka pak a shumë të kundërt.

“Situata në front është e qartë, ka pasur një disfatë ushtarake [për Ukrainën]”, tha Orban. “Amerikanët do të tërhiqen nga kjo luftë”.

or, se kjo do të ndodhë ose jo, ende nuk është e qartë, pavarësisht deklaratave të përsëritura të Trumpit se lufta duhet të përfundojë dhe kritikave të tij për miliarda dollarët mbështetje ushtarake që Shtetet e Bashkuara kanë dhënë për Ukrainën nën presidentin aktual, Joe Biden.

Përtej treguesve se ai do ta përdorte ndihmën për Ukrainën si mjet presioni për ta sjellë Kievin dhe Moskën në tryezën e negociatave, Trumpi nuk ka detajuar se si do të përpiqet t’i ndalë luftimet, kështu që qasja që ai do ta zgjedhë mbetet një variabël thelbësore teksa i afrohet mandati i ri, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Këshilltarët e Trumpit kanë paraqitur ide, disa prej tyre publikisht. Por, në një raport të 6 nëntorit që citonte aleatë anonimë të Trumpit, The Wall Street Journal raportoi se ai “nuk ka miratuar një plan specifik paqeje” ose nuk ka vendosur për një plan për ta ulur Putinin dhe Zelenskyn “në të njëjtën tryezë për të negociuar.”REL

Etiketat: Donald TrumpLuftaRusiaUkraina
ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Frikë nga Rusia? NATO kërkon 40.000 ushtarë shtesë nga Gjermania

Frikë nga Rusia? NATO kërkon 40.000 ushtarë shtesë nga Gjermania

10 muaj më parë
Konflikti me Rusinë, Europa “blindon” Detin e Zi

Konflikti me Rusinë, Europa “blindon” Detin e Zi

10 muaj më parë
Zelensky: Rusia i ka mbledhur 50.000 trupa për një ofensivë kundër Ukrainës

Zelensky: Rusia i ka mbledhur 50.000 trupa për një ofensivë kundër Ukrainës

10 muaj më parë
‘Bëhuni shteti ynë i 51’, Trump: Kushti nëse Kanadaja do jetë pjesë e ‘kupolës së artë’

‘Bëhuni shteti ynë i 51’, Trump: Kushti nëse Kanadaja do jetë pjesë e ‘kupolës së artë’

10 muaj më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH