Flet kryetari i OVL UÇK, iu del në mbrojtje 12 të akuzuarve për mashtrim me veteranët

Flet kryetari i OVL UÇK, iu del në mbrojtje 12 të akuzuarve për mashtrim me veteranët

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), sot ka ngritur aktakuzë kundër Agim Çekut, Nuredin Lushtakut, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari.

Hysni Gucati, kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së për lajmi.net tha se të lartëpërmendurit janë personat e fundit që do të duhej ta pësonin.

Sipas tij, këtu ka gisht edhe Qeveria e cila ka ndërhyrë në listën e veteranëve.

“Jam në dijeni, e pash lajmin në portale por kjo çështje duhet të nisë nga Qeveria, këta të 12-të që përmenden janë të fundit që duhet dënuar. Ka ndikim të madh nga politika në këtë çështje. Ndoshta e keni dëgjuar që në Kuvend kanë thënë se kemi gabuar që jemi përzier pak në këtë proces. Të gjitha fajet i kanë ata (qeveria)’’, ka thënë Gucati.