Florian Marku ka mbrojtur titullin IBF International në kategorinë e peshave të lehta. Boksieri shqiptar shënoi fitore mbrëmë ndaj britanikut Chris Jenkins.
Madje, Marku e mbylli këtë ndeshje në raundin e katërt pas një serie të suksesshme të goditjeve.
Pastaj gjyqtari e ndërpreu ndeshjen, me Florian Markun që siguroi kështu fitoren, shkruan Gazeta Express.
Boksieri shqiptar ka falënderuar edhe një herë të gjithë për përkrahjen, teksa ka paralajmëruar se do të jetë një vit i fortë dhe i bukur, si asnjëherë më parë.
29-vjeçari theksoi se sapo të përfundojnë planet për meçin e radhës, do të vije me një njoftim.