Bashkatdhetarët që për festat e fundvitit ishin në Kosovë, po vazhdojnë të përballen me pritjet e gjata në pikë kalimet kufitare, e kryesisht ato me Serbinë.
Mëngjesin e së dielës (08.01.2023), pritjet në disa prej pikave kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, janë deri në një orë.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, kolona më e gjatë e automjeteve është në Merdar deri në 300 metra, ndërkaq pritjet për të dalë janë deri në 40 minuta.
Në pikën tjetër kufitare Dheu i Bardhë, pritjet për të dalë nga Kosova janë deri në 1 orë, ndërkaq kolona e automjeteve është 150 metra.
Në Jarinjë pritjet janë deri në 50 minuta, kurse për kolona nuk raportohet.