“Forcat e Armatosura Turke që vazhdojnë luftën kundër terrorizmit në mënyrë efektive dhe të vendosur, u kanë dhënë edhe një goditje tjetër të rëndë terroristëve në veri të Irakut”, transmeton Kosova Post.
Ministria e Mbrojtjes së Turqisë njoftoi se në një operacion të ndërmarrë në rajonin Gara në veri të Irakut forcat turke kanë neutralizuar 7 terroristë, përfshirë të ashtuquajturit përgjegjës të organizatës terroriste PKK/KCK, shkruan AA.
“Forcat e Armatosura Turke që vazhdojnë luftën kundër terrorizmit në mënyrë efektive dhe të vendosur, u kanë dhënë edhe një goditje tjetër të rëndë terroristëve në veri të Irakut. Në operacionet ajrore të ndërmarra në rajonin Gara u neutralizuan 7 terroristë të PKK/KCK-së”, thuhet në deklaratën e ministrisë.
Më tej në deklaratë thuhet se “Janë marrë informacione se si rezultat i operacioneve ajrore janë neutralizuar të ashtuquajturit përgjegjësit e strukturës së grave të organizatës terroriste PKK/KCK, përgjegjësi i zhvillimit të akademive, përgjegjësi i shkollës së atentateve dhe përgjegjësi i marrëdhënieve me jashtë. Do të vazhdojmë t‘i gjejmë në thellësitë e strehimoreve të tyre dhe t‘i eliminojmë terroristët”.