Presidenti i Tajvanit Cai Ing-wen, me ceremoni prezantoi skuadriljen e parë të avionëve F-16 dhe F-16V të avancuara, duke thënë se ky ishte një tregues i një partneriteti të fortë midis Tajvanit dhe Shteteve të Bashkuara, raportoi Reuters, transmeton Kosova Post.
Presidenti i Tajvanit Cai Ing-wen theksoi sot se sa i rëndësishëm është bashkëpunimi ushtarak me Shtetet e Bashkuara pas blerjes së avionëve luftarakë të anavcuar F-16, me qëllim “forcimin e mbrojtjes së ishullit” pas rritjes së tensioneve midis Taipeit dhe Pekinit.
Stërvitjet e shpeshta ushtarake kineze dhe amerikane në rajon kanë ngritur shqetësime për një konflikt të mundshëm mbi forcat pro-demokratike në Tajvan, të cilin Pekini e konsideron territorin e tij.