Fotografi dhe miku i ngushtë i kolosit letrar Ismail Kadare, që sot ndërroi jetë, Roland Tasho vitin e kaluar kishte rrëfyer për veprimtarinë e shkrimtarit më të famshëm shqiptar në një intervistë për RTK-në.
Në emisionin “Divine”, ai kishte folur për librin kushtuar shkrimtarit që la nam botëror, “Kadare dhe Gjirokastra”.
Ndër të tjera Tasho kishte përmendur edhe dashurinë e Kadaresë për Kosovën, të cilën e kishte dalluar në një nga vizitat në Paris.
“Ajo që më ka bërë shumë përshtypje ishte dashuria që kishte Kadare për Kosovën, aq sa në një moment në shtëpinë e tij i thash: ‘Ju jeni nga Kosova apo nga Gjirokastra?’. Kishte një dashuri të madhe për Kosovën, e ndjente shumë Kosovën dhe për mendimin tim ka bërë shumë për të”, kishte thënë Tasho në këtë intervistë.