Kjo stërvitje ndërkombëtare, një nga më të mëdhatë dhe më komplekset e dekadës së fundit në Evropë dhe Afrikë, zhvillohet nën udhëheqjen e Komandës Evropiane të SHBA (EUCOM), në bashkëpunim me vendet aleate dhe partnere të NATO-s.
Shqipëria, si një nga vendet pritëse kryesore, luan një rol strategjik në garantimin e suksesit të operacioneve dhe zhvillimeve të planifikuara, raporton RTSH.
25 mijë ushtarë nga 29 shtete janë pjesë e stërvitjeve më të mëdha ushtarake “Defender 2025″ e cila nisi në Babaj të Bokës në Gjakovë. Sipas njohësve të fushës, ky ushtrim po bëhet edhe për ta ruajtur situatën e sigurisë në Ballkan.
Nikoqire e stërvitjes më të madhe ushtarake “Defender 2025”, është edhe Kosova e cila drejtohet nga ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Trupat ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës bashkë me ushtarë nga SHBA-ja e shtetet e tjera, nga e hëna kanë nisur të mblidhen në Babaj të Bokës së Gjakovës.
Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka thënë dje, për RTK-në se gjatë ditës së hënë janë përgatitë për pritjen dhe vendosjen e njësive pjesëmarrëse në këtë ushtrim.
E gjatë ditëve të ardhshme, forcat ushtarake do t`i zhvillojnë stërvitjet të cilat synojnë të forcojnë mbrojtjen kibernetike dhe të demonstrojnë kapacitetet ushtarake të shteteve.
25 mijë ushtarë nga 29 shtete janë pjesë e stërvitjeve më të mëdha ushtarake “Defender 2025″ e cila nisi në Babaj të Bokës në Gjakovë. Sipas njohësve të fushës, ky ushtrim po bëhet edhe për ta ruajtur situatën e sigurisë në Ballkan.
Edhe Kosova është nikoqire e stërvitjes më të madhe ushtarake “Defender 2025?, e cila drejtohet nga ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Trupat ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës bashkë me ushtarë nga SHBA-ja e shtetet e tjera, nga e hëna kanë nisur të mblidhen në Babaj të Bokës së Gjakovës.