Pavarësisht se nuk janë lejuar kameramanët në sallën ku do të mbahet procesi gjyqësor, CNN sjell imazhe brenda ndërtesës ku Donald Trump është arrestuar.
Forca të shumta të rendit janë parë në korridor në ndërtesën e gjykatës, ku masat e sigurisë janë jashtëzakonisht të larta.
Kjo ndërtesë raporton CNN është “pastruar”, dhe pothuajse në çdo cep të saj janë të vendosur policë që janë në pritje të ish-presidentit.

Ai përshëndeti mbështetësit derisa po dilte nga vetura dhe futej në ndërtesë, i shoqëruar nga shumë pjesëtarë të Shërbimit Sekret.
Ai fillimisht do të merret me procesin e regjistrimit, ku do t’i merren gjurmët e gishtërinjve dhe do të fotografohet.


























