Për shkak të flakëve me të cilat po lufton një ekip prej rreth 900 zjarrfikës, u evakuuan zona e kampit dhe mijëra njerëz që jetojnë në afërsi të rajonit, transmeton Kosova Post.
Mijëra njerëz janë evakuuar për shkak të zjarrit pyjor në Maures Masif në rajonin Var të Francës, transmeton AA.
Zjarri shpërtheu dje në orët e mbrëmjes në afërsi të zonës Gonfaron në anë të autostradës A57 në jug të vendit. Nën ndikimin e thatësirës dhe erës zjarri u përhap në një zonë prej 5 mijë hektarësh.
Sipas një deklarate nga prefektura Var thuhet se flakët kanë arritur pranë rreth 100 shtëpive.
Për shkak të flakëve me të cilat po lufton një ekip prej rreth 900 zjarrfikës, u evakuuan zona e kampit dhe mijëra njerëz që jetojnë në afërsi të rajonit. Nga personat e evakuuar është kërkuar që të mos kthehen kategorikisht në shtëpitë e tyre.
Në rajon janë mobilizuar 120 forca të xhandarmërisë për të kontrolluar hyrjet dhe daljet dhe për të siguruar sigurinë në zonën e zjarrit. Po ashtu shumë rrugë në zonë janë mbyllur për trafikun.
Ministri i Brendshëm, Gerald Darmanin në një deklaratë nga llogaria e tij në Twitter bëri të ditur se sot do të vizitojë zonën e zjarrit.