Sipas mediave ndërkombëtare, në qytetin e Oise-së, i cili është i vendosur në veri të Francës, guvernatori ka ngarkuar 15 gjuetarë, për vrasjen e dhelprave, shkruan Kosova Post.
Secili prej tyre pritet t’i vrasë afër 200 dhelpra në 7 muajt e ardhshëm.
Vendimi është bërë me qëllim që të stabilizohet numri i shtuar i këtyre gjitarëve.
Shoqata për Ruajtjen e Llojeve të Gjalla dhe të Egra (AVES – France), ka reaguar ashpër ndaj këtij vendimi të Zyrës së Guvernatorit.
Konfrontime me zyrën, kjo shoqatë, ka pasur edhe më herët, sipas mediave, të huaja, pikërisht për këtë çështje.
AVES France, ia kishte dalë ta detyronte guvernatorin qa anulonte vendimin./KosovaPost/