Zëvendës Komandanti i FSK-së, Oficerë të lartë të FSK-së sot bënë homazhe në Kompleksin Përkujtimor të martirëve dhe dëshmorëve të Reçakut, të masakruar nga ushtria serbe gjatë luftës çlirimtare në Kosovë, përcjell Kosova Post.
Zv. Komandanti i FSK-së me Stafin gjatë vizitës takuan familjarët e pranishëm, të cilëve ju shprehën ngushëllime duke çmuar lartë sakrificën e të rënëve.
Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e Shtabit të Përgjithshëm të FSK-së.