Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) e përkushtuar në ngritjen e nivelit të sigurisë në të gjitha fushat, me këtë rast kërkon bashkëpunim me prindërit në mënyrë që të zvogëlojmë incidentet që mund të shkaktohen gjatë përdorimit të këtyre mjeteve.
Ekipet trajnuese të Deminimit të FSK-së, kanë për qëllim vetëdijesimin e nxënësve për rrezikun që mund të shkaktojnë mjetet piroteknike gjatë përdorimit të tyre, veçanërisht tani që jemi në prag të festave të fund vitit.
Në kuadër të aktiviteteve vjetore, Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit Shkencës Teknologjisë dhe Inovacionit është duke mbajtur ligjërata për “Rrezikun nga mjetet piroteknike” me nxënës të Shkollave të Mesme të Ulëta në Republikën e Kosovës.