Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    KPK nominon Zejnullah Gashin për Kryeprokuror të Shtetit

    Pjesëtarët e FSK-së përfundojnë me sukses trajnimin e zhytjes në Shqipëri

    Arrestohen katër të dyshuar për grabitje dhe detyrim në Prishtinë

    Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve – viktima ishin gratë

    Arrestohet shtetasi i huaj për kërcënim ndaj “përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës”

    Bordi i Paqes: Antarët e rinj të FSK-së do të mbështesin logjistikën dhe çështjet civile në Gazë

    Dy oficerë të FSK-së diplomojnë në Turqi

    ShBA nis një su*lm të ri raketash ndaj Iranit

    Serwer: BE-ja është bërë kundërshtare e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës

    Serwer: BE e SHBA duhet ta ndëshkojnë Beogradin për ta zhbllokuar Kosovën

    Rama: Kuvendi i Kosovës të miratojë rezolutë kundër padrejtësive në Hagë, Shqipëria do ta përkrah menjëherë

    Edi Rama “dorëzohet” përballë komenteve në masë, “izolon” profilin e tij në rrjetet sociale nga kritikat e qytetarëve

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Ish gjenerali i shërbimit sekret rus Savostyanov: Siria ishte një barrë e kotë, por Erdogan e poshtëroi Putinin

10 Dhjetor 2024, 18:15
në Botë, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

“Për Vladimir Putin, Siria është simboli i vetë-afirmimit të tij si një lider global. Por për Rusinë, Siria është një barrë e padobishme që kërkonte një shpenzim të madh të forcave ushtarake, politike dhe ekonomike, pa dhënë asgjë në këmbim”.

Kjo duhej të ishte thjesht një pëshpëritja nga afër për presidentin rus. Më pas ngjarjet aktuale imponuan verdiktin e tyre.

Ish-gjenerali i FSB-së, Yevgeny Savostyanov, konsiderohet si një nga analistët më të sofistikuar për gjendjen e vendit të tij.

Kohë më parë, ai ishte njeriu i thirrur nga Boris Yeltsin për të çmontuar KGB-në e vjetër në Moskë, dhe më pas një i ashtuquajtur teknik prestigjioz i përfshirë në politikë.

Për shkak të së shkuarës së tij, atij iu fal mosbindja e vitit 2015, kur u largua nga Ministria e Kulturës, duke denoncuar klimën e censurës, e cila sipas tij tashmë mbizotëronte për “çdo çështje me interes publik”, siç shkruante në letrën e dorëheqjes.

Në vitin 2022, ai promovoi dhe nënshkroi një dokument kundër luftës në Ukrainë dhe më pas një tjetër kundër përdorimit të kërcënimit bërthamor.

Sot jeton jashtë vendit. “Sigurisht që kam paguar një haraç. Kam humbur atë që kam lënë në Moskë, kam humbur statusin tim. Por nuk ka rëndësi. Unë mbeta një njeri i lirë, veprimet e të cilit nuk bien ndesh me bindjet e tij”.

Çfarë nënkupton rënia e Assad-it për Putinin?

“Mbi të gjitha, është një poshtërim personal kolosal, i bërë para së gjithash nga Rexhep Erdogan, i cili e kishte poshtëruar edhe herë të tjera. Erdogan e përzuri nga Kaukazi i Jugut, ia mbylli Bosforin, e ka bërë të priste në takimet e tyre.

Presidenti turk është i vetëdijshëm se sa shumë është dobësuar Rusia nga politika ambicioze e Putin-it.

Cilat janë pasojat për Moskën?

“Në nivel ushtarak dhe politik, të pakta. Bazat tona në Siri nuk na lejojnë të zgjidhim asnjë detyrë të rëndësishme, veçanërisht tani që Turqia ka mbyllur hyrjen e anijeve ushtarake në Detin e Zi.

Prania e anijeve ruse ka qenë gjithmonë vetëm simbolike: ishte e qartë për të gjithë se ne nuk mund t’ju kundërvihemi flotave të NATO-s në Mesdhe.

E vetmja vlerë e shtuar e Sirisë aleate ishin votat e saj pro-ruse në OKB, të cilat nuk vendosin asgjë.

Dhe më pas, mundësia e sigurimit të armëve për ‘miqtë’ tanë në Liban, Bregun Perëndimor dhe Irak.

Tani, pas mposhtjes së Hamasit dhe Hezbollahut nga Izraeli, është një operacion që ka shumë pak kuptim edhe në logjikën e shërbimeve sekrete ruse”.

A ka të drejtë Ukraina të gëzohet në këtë pikë kthese në Lindjen e Mesme?

“Ngjarjet siriane tregojnë se forcat e ushtrisë ruse janë lodhur nga Operacioni Special Ushtarak.

Nëse do të mundej, Putini do ta kishte shpëtuar Assad-in. Por sot, angazhimi i çdo burimi në një skenar tjetër është pothuajse i pamundur.

Në të ardhmen e afërt, ndryshimi i regjimit në Siri është përkundrazi i favorshëm për Rusinë: burimet kursehen, kontingjenti në Ukrainë mund të forcohet.

Putini madje mund të përdorë braktisjen e asaj zone si mjet pazaresh në negociata, veçanërisht nëse ato menaxhohen nga Erdogan”.

Si e imagjinoni reagimin e Putinit ndaj rënies së Assad-it?

“Ai pranon komunikimin burokratik, të besuar në dokumente. Në mbledhje ai hesht. Ai thjesht vëzhgon, në heshtje. Që në fillim ky aspekt e karakterizoi në mënyrë gjithëpërfshirëse personalitetin e tij”.

Si e vlerësoni evolucionin e tij ndër vite?

“Inekzistente. Pasi pushtoi postin e presidentit të Rusisë, Putin nuk synonte më t’ia dorëzonte pushtetin askujt.

Por është e pamundur të qëndrosh në bashkësinë e shteteve demokratike si një guvernator i pazëvendësueshëm. Prandaj, ai duhej të merrte rrugën e kundërshtimit ndaj Perëndimit”.

A janë kërcënimet bërthamore një blof?

“Nuk duhen marrë lehtë. Por e gjithë politika e jashtme e Putinit, të gjitha luftërat dhe provokimet e tij, nuk janë gjë tjetër veçse një mënyrë për t’i garantuar vetes një qeveri të përjetshme.

Një person që përgatitet për një luftë bërthamore nuk investon miliarda në kërkimin e kurave për të zgjatur jetën e tij në 120 vjet ose më shumë, siç po bën”.

A janë BRICS një mundësi e vërtetë mbijetese për Rusinë?

“Tashmë sot jemi përballur me një varësi totale të ekonomisë ruse nga Kina. BRICS, të cilin unë e quaj ‘Klubi i entuziastëve të investimeve kineze’, përpiqen të qëndrojnë larg Rusisë: ata nuk e financojnë atë përmes bankës së organizatës, ata nuk mbështesin iniciativat për një monedhë alternative dhe një sistem pagese, ata ju druhen sanksioneve dytësore nga Perëndimi”.

A mund të kontribuojë kriza ekonomike dhe pika e kthesës siriane në përfundimin e luftës në Ukrainë?

“Në radhët e rebelëve fitimtarë të Assad-it ka mjaft njerëz nga ish-BRSS. Njerëz që mund të kthehen në shtëpi në vendet e Azisë Qendrore.

Një destabilizim lokal, po mendoj për Taxhikistanin ose problemin e përjetshëm të pazgjidhur të Kaukazit, është i mundur.

Ngjarjet e fundit kanë treguar se Rusia nuk mund të bënte shumë sot në rast të shpërthimeve të reja të revoltës.

Kjo mund ta nxisë Putinin të kërkojë një dalje nga lufta në Ukrainë. Por pas asaj që ndodhi në Siri, pozicioni i saj negociues është dobësuar. Siç thuhej në një film të famshëm, një luan i vjetër është para së gjithash i vjetër”.

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

KPK nominon Zejnullah Gashin për Kryeprokuror të Shtetit

KPK nominon Zejnullah Gashin për Kryeprokuror të Shtetit

43 minuta më parë
Pjesëtarët e FSK-së përfundojnë me sukses trajnimin e zhytjes në Shqipëri

Pjesëtarët e FSK-së përfundojnë me sukses trajnimin e zhytjes në Shqipëri

1 orë më parë
Sulmet me dronë ukrainas godasin logjistikën ruse në Detin e Azov

2 orë më parë
Arrestohen katër të dyshuar për grabitje dhe detyrim në Prishtinë

Arrestohen katër të dyshuar për grabitje dhe detyrim në Prishtinë

2 orë më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH