Kontingjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës i atashuar në brigadën e mekanizuar të ushtrisë kroate, ka realizuar një trajnim në edukimin ndaj mjeteve të pashpërthyera për ushtarakët dhe partnerët e atashuar në brigadën e mekanizuar Kroate.
Në njoftimin e FSK-së thuhet se ata janë të gatshëm për sfida dhe të trajnuar për mision.
“Kontingjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës i atashuar në brigadën e mekanizuar të ushtrisë Kroate, përveç detyrave të ushtrimit ndërkombëtar “Defender Europe 23” që janë duke realizuar me partnerët në Republikën e Kroacisë, ka realizuar një trajnim në edukimin ndaj mjeteve të pashpërthyera për ushtarakët dhe partnerët e atashuar në brigadën e mekanizuar Kroate.
Ushtarakët tanë ndanë përvojat e tyre në edukim ndaj mjeteve të pashpërthyera duke treguar kështu kapacitetet që ka Kosova në fushën e Deminimit dhe Edukimit për mjetet e rrezikshme”, thuhet në njoftim.
Mbi 1300 ushtarë të Republikës së Kosovës po marrin pjesë në ushtrimin Defender Europe”, që udhëhiqet nga ushtria amerikane.
Këtë vit 25 shtete anëtare të NATO-s do jenë pjesë e këtij organizimi, derisa ky është numri më i madh i ushtarëve kosovarë që do të marrin pjesë në një organizim të tillë.