Shkruan: Agim Vuniqi
Protagonizmi i luftes dhe UÇK-ja në kohe fushate ka perfshire politikane te ndryshem, pothuajse te te gjitha subjekteve politike duke ia shperndare simpatizanteve te tyre tregimet për luften, duke perfshire Fatmir Limajn, Enver Hoxhen, dhe Akademikun me uniforme Kujtim Shalen, varesisht cilit subjekt politik i takojne.
Lufta dhe paslufta e UÇK-se ka lene shume ceshtje te hapura dhe te pa spjeguara drejte. Nese duhet te marrim informacione te dores se pare qe te përmbyllet kapitulli i luftes, atë nuk mund ta gjeni as në bibliotekë, as në arkivë. Deri me tash nuk kam lexuar dicka permbajtesore për luften sepse ajo shpesh po personalizihet, here-here qellim ishin mungesa e fakteve dhe deshmive te prekura-dokumenteve, prandaj aq shpesh, pothuajse në cdo fushate zgjedhore po nderrohet e verteta për luften, varesisht nga cili kend politik perfolet.
Zakonisht gjate fushates ka politikane te cilet kane ndertuar kauza tregimi për luften clirimtare, shume nga kane qene jeshil-te rinje, dhe shume prej tyre kane qene ideologjikisht kunder luftes. Ajo qe sot po perballemi eshte kush e themeloi UÇK-në, kush ideoi emrin e UÇK-se, e shume pak flitet për betejat e zhvilluara, kush i udheheqi ato, sa ishte numri i pjesemarresve, cilat objekte strategjike u sulmuan, në cilat zona u mbrojte popullata civile, cilat ishin zonat e liruara nga okupimi, e shumecka tjeter.
Shume pyetje kane mbetur pa pergjegje, për te cilat eshte dashur te flasin deshmitaret me kohe, sepse lufta pervec pasojave në njerez ka lene shume ceshtje te hapura historikisht, për nje arsye te thjeshte, sepse pas lufta sheshazi prodhoi clirimtare, mercenare, profitere dhe shume komandanta – milionerë, ndersa nuk u kuptua kush ishte në taborin tjeter, kolaboracioniste, e kush trathtare.
As nuk u qartesua ndonjehere kush e themeloi Shtabin e Pergjithshem dhe si u caktua komandanti i Shtabit te Pergjithshem, pra nuk ka ndonje studim dubioz për luften qe njehere e përgjithmone te kuptohet realiteti dhe te permbyllet politikisht kapitulli i luftes. Në vendet perreth ku ka pasur lufte nuk operohet me me nje diskurs te tille, sepse cdo gje eshte përmbyllur. Thjesht nuk po kuptohet as diskursi politik i partive te dala nga lufta, a ishin ato parti qe udheheqnin luften, apo lufta e tyre kishte karakter ideologjik…
Tash po dalin te dhena de te gjithe komandantet, apo shumica e tyre, paskan qene nje grup i komesareve politike, te cilet kane qene te ngjyrosur me ideologji partiake, e komandanti i Shtabit te Pergjithshem te UÇK-se, ciles parti i takonte?
Ai do te duhej te fliste me kompetenca dhe besohet se duhet te jape nje kendveshtrim me real, kur flet për celulat e pare te luftes dhe lidhjet e tyre me LDK-ne si levizje popullore!? Nga ajo qe flet Sylejman Selimi nr.1 i UÇK-se krijohet pershtypje se brenda saj kane ekzistuar grupe te ndryshme te interesit.
Çka eshte me rendesi te veçohet ai flet për individet dhe familje, ai tash perpiqet te neutralizoje kundertheniet ideologjike te cilat kane percjellur luften, mundohet qe permes intervistave 20 vjet pas luftes te beje korrekcione historike, nxjerre te paster figuren e luftarit Gani Geci, Osman Geci dhe lidhjet e tyre qe kane pasur me kryekomandantin Adem Jasharin.
Ai le te hapur dhe te hamendshem faktin se kush i ka shkruar komunikatat e UÇK-se. Konkludim i asaj qe perpiqej te thonte ishte: derisa te tjeret jane marre me atë si te shkruhen komunikatat dhe si te emerohet rrezistenca popullore Adem Jashari, Sylejman Selimi, Gecet dhe te tjeret nuk kane pasur kohe te merren me retorike lufte, por kane luftuar… Historianet klienteliste kane mbetur mbrapa ne spjegimin shkencor te fenomentit UÇK, a do te lejohet te shtremberohet historia dhe mos te qartesohet shkenctarisht roli i pjesemarresve te drejtperdrejte te luftes, jo i atyre qe politizuan luften dhe përfituan materialisht gjate luftes dhe pas luftes.