Klubi i Superligës Turke, Yukatel Denizlispor, ka nënshkruar kontratë profesionale me futbollistin e tyre të akademisë, kosovarin Veton Tusha, transmeton Kosova Post.
Në njoftimin e bërë nga klubi gjelbër-zi, thuhet se 18-vjeçari kosovar ka nënshkruar kontratë profesionale 3,5-vjeçare.
Tusha në fillim të sezonit u transferua në akademinë e Denizlispor, ndërsa më pas filloi stërvitjet me ekipin A.
Sulmuesi kosovar do të veshë fanellën me numër 25.
“Vazhdojmë të investojmë në të ardhmen e klubit. Në fillim të sezonit kemi arritur kontrata profesionale me shumë futbollistët tanë dhe të gjithë vazhdojnë stërvitjet me ekipin A. Do të vazhdojmë të zbulojmë lojtarë të rinj dhe t’i sjellim ata në ekipin tonë”, tha Tolga Erdey, nënkryetari i klubit përgjegjës nga akademia.
Veton Tusha më parë ishte pjesë e klubit Vardar nga Maqedonia e Veriut, ndërsa për kombëtare e Kosovës U-19 ka luajtur në 3 ndeshje.AA