Galaxy Note9 do të jetë më kompakt se Note 8

Galaxy Note9 do të jetë më kompakt se Note 8

Edhe pse ka dizajn Infinity Display, madhësia e ekranit prej 6.3 inç padyshim e bën Galaxy Note8 të jetë një telefon i madh, pavarësisht se sa Samsung ka ulur kornizën rreth ekranit, duke zbutur skajet ose duke krijuar faqe më të gjatë.

Për shkak të kësaj, pasardhësi i tij, Galaxy Note9 mund të jetë më i shkurtër, por duke mbajtur të njëjtën gjerësi. Reduktimi i kornizave të sipërme dhe të poshtme do të rrisë aftësinë dhe lehtësinë e mbajtjes së telefonit.

Telefoni do të jetë për 2mm më i shkurtër se paraardhësi i tij, dhe edhe pse kjo nuk funksionon shumë, me siguri do të ketë rëndësi për përdoruesit gjatë përdorimit të përditshëm, transmeton KosovaPress.

Përveç kësaj, Galaxy Note9 do të ketë një bateri me kapacitet më të madh. Thashethemet sugjerojnë kapacitetin 4000mAh, i cili është një kërcim i madh në krahasim me baterinë 3300mAh në modelin Note8. Kjo mund të sjellë që Note9 të jetë më i trashë, por ky është një kompromis që telefoni të ketë një bateri që zgjat më shumë.

Related Posts

You may also like

Kusari Lila pas letrës së Blakajt: Problemi nuk është në veri, por në Prishtinë

Deputetja Mimoza Kusari Lila, njëherësh kryetare e Alternativës,