Menaxherët e shkollës së futbollit Besëlidhja, Driton Bajrani dhe Adem Neziri, javën e kaluar i kanë dërguar në prova dy talentë kosovarë në klubin e madh turk Galatasaray, përcjell Kosova Post.
Dy talentët nga Kosova ishin në Stamboll, së bashku me mesfushorin Ylli Raçi i lindur më 2006, dhe sulmuesin Orges Demaj i lindur më 2007. Ata të dy mbajtën provat te Galatasaray, dhe u vlerësuan jashtëzakonisht shumë.
Sipas burimeve të Kosova Post, tash skautët e Galatasaray me ndihmët e z.Bajramit dhe z.Nezirit, do t’i percjellin edhe më shumë lojtarët e lartpërmendur, dhe pritet që pas një muajsh sërish të udhëtojnë në Turqi në provat e reja./KosovaPost/.