Gara për ‘Këpucën e Artë’, ja kush prinë

Gara për ‘Këpucën e Artë’, ja kush prinë

Për herë të parë në këtë sezon të La Ligas Barcelona e mbylli ndeshjen pa shënuar. Në “Camp Nou”, sfida me Getafen përfundoi, rezultat që e ngushton në 7 pikë diferencën mes “Blaugranave” dhe Atleticos së Madridit. Gjithsesi, skuadra e Ernesto Valveredes vështirë se mund të gabojë në vazhdimësi aq sa për të humbur vendin e parë.

Më shumë se ndalesa e radhës e Barcelonës përbën lajm fakti që Lionel Messi nuk arriti të shënonte, duke mbetur në kuotën e 20 golave në kampionat dhe humbur terren ndaj rivalëve të tij në kampionatet më të forta në Europë në garën për “Këpucën e Artë”.

Bacelona në Spanjë, Manchester City në Angli, Bayerni në Gjermani dhe PSG në Francë, thuajse e kanë hipotekuar titullin. Vetëm në Itali ekziston një duel i ashpër mes Napolit dhe Juventusit, ndaj dhe vëmendja është përqendruar te rivaliteti në distancë mes goleadorëve.

Harry Kane kryeson listën e golashënuesve në kampionatet më të forta në Europë me 23 finalizime (të fundit e shënoi në fitoren ndaj Arsenalit), ndërsa pas tij, me vetëm një gol më pak, renditet një tjetër futbollist i Premier Leagues, sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah.

Sergio Aguero dhe Edisnon Cavani janë në kuotën e 21 finalizime, për të ardhur më pas te Lionel Messi, që mban vetëm vendin e pestë me 20 gola. Immobile (20), Neymar (19), Lewandowski (19), Jonas i Benficas (25 gola, por koeficienti i finalizimeve në Portugali është më i ulët) dhe Mauro Icardi (18) mbyllin top-10-shen.

Klasifikimi i golashënuesve:

1. Harry Kane (Tottenham): 23 gola

2. Mohamed Salah (Liverpool): 22 gola

3. Sergio Agüero (Manchester City): 21 gola

4. Edinson Cavani (PSG): 21 gola

5. Leo Messi (FC Barcelona): 20 gola

6. Ciro Immobile (Lazio): 20 gola

7. Neymar (PSG): 19 goles

8. Robert Lewandowski (Bayern Múnich): 19 gola

9. Jonas (Benfica): 25 gola

10. Mauro Icardi (Inter Milán): 18 gola.

Related Posts

You may also like

Bajrami është ndjerë i shokuar me deklaratën se në BIK janë shfryëzuar nxënëset seksualisht

Analisti Mustafa Bajrami është shprehur i shokuar teksa