Gashi: Ka ardhur koha për bashkëpunim, jo për ndarje e refuzime

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, duke folur për ftesën e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti për koalicion drejtuar kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku ka dalë me një deklaratë ku bënë ftesë për një bashkëpunim më të madh. Ai theksoi se “ka ardhur koha me bashkëpunua, edhe për të refuzua, edhe për të shkua në zgjedhje nëse duhet”.

Gashi paralajmëroi se asnjë parti nuk mund të fitojë më e vetme, duke bërë apel për “mirësjellje” dhe përgjegjësi politike, pavarësisht përkatësisë.

“Kemi ardhur në një situatë që krejt skena politike është vetëdijësua, që nuk ka më mundësi askush me qeverisë vetëm. Duhet bashkëpunim, duhet maturi. Kushdo që ka dyshime për krime apo tradhti kombëtare, le të ndiqen procedurat, por jo të përdorim akuza për të përçarë edhe më shumë,” u shpreh Gashi.

Deputeti, foli ehe për përplasjet e brendshme mes grupeve politike, duke i quajtur “të dëmshme për vetë ekzistencën e Kosovës”.

“Nuk mund të vazhdojmë të refuzojmë njëri-tjetrin pa arsye. Ka ardhë koha të mbyllet ai kapitull përçarës dhe të ecim përpara në emër të interesit madhor të shtetit,” tha ai.

Kjo deklaratë vjen pas ftesës së bërë nga, kryetarit të LVV-së, njëherësh kryeministr në detyrë, Albin Kurti, drejtuar kryetarit të LDK-së, Lunir Abdixhikunë, një moment tensioni politik, me thirrje për zgjedhje të parakohshme dhe akuza të ndërsjella mes partive.

Gashi tha se ftesën e kretarit të LVV-së, albin Kurti, drejtuar LDK-së e sheh si lajkatim asgjë më shumë.rtk.

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish