Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka uruar muslimanët Natën e Madhe të Miraxhit.
“Në këtë Natë të Bekuar të Miraxhit, lutemi që Zoti i Madhëruar të na dhurojë paqe, begati dhe dashuri në zemrat tona. Miraxhi simbolizon ngritjen shpirtërore dhe afërsinë me Krijuesin, një moment reflektimi për të forcuar besimin dhe përkushtimin tonë ndaj vlerave më të larta njerëzore.
Lutemi që kjo natë të jetë burim udhëzimi, force dhe shprese për çdo njëri prej nesh, duke na udhëhequr drejt rrugës së drejtë dhe të mire”, ka shkruar kryeparlamentari Afrim Gashi.