Shkencëtari dhe profesori universitar Halil Ibrahimi, me zbulimet e fundit në fushën e biologjisë, është bërë i njohur në qarqet akademike mbarë-botërore, raporton Kosova Post.
Për zbulimet e tij kanë shkruar prestigjiozet si Washington Post, AP e mediat e tjera të njohura ndërkombëtare dhe është raportuar në shumë gjuhë.
Së fundi ai është përmendur edhe nga gazeta më e madhe japoneze ‘Asahi’.
Për këtë ka njoftuar vetë profesori, nëpërmjet një postimi në murin e tij në Facebook:
“Google po me tregon qe ma kane permende emrin, insektet edhe Kosoven ne gazeten Asahi, ma te madhen ditore ne Japoni e ma te vjetren ne Azi”.
Ai e ka shpërndarë edhe linkun e artikullit, ku përmendet Kosova.
Për më shumë, shihni foton: