Edhe një gazetar meksikan është vrarë në mënyrë brutale. Freddy Lopez Arevalo i cili punonte për një gazetë lokale në Tuxtla Gutierrez, u qëllua për vdekje dhe nga plagët e rënda humbi jetën në spital, transmeton Kosova Post.
Mediat ndërkombëtare citojnë autoritetet lokale, të cilat njoftuan se gazetari u qëllua nga një person me motor dhe se atentatori u largua nga vendi i ngjarjes, pa mundur të identifikohej.
Arévalo u qëllua për vdekje në San Cristóbal de las Casas. Ai ishte korrespondent në Amerikën Qendrore dhe aktualisht drejtonte revistën Jovel. Në momentin kur u sulmua, ndodhej krejt pranë hyrjes së shtëpisë së tij, siç konfirmohet nga Prokuroria e Chiapas – shkruan El Pais.
Në lidhje me ngjarjen ka filluar një hetim.
Në Meksikë, tashmë ka arritur mbi 130 numri i gazetarëve të vrarë që nga viti 2000./KosovaPost/