Gazetarja e Radio Kosovës, Behare Bajraktari përmes një postimi në Facebook ka thënë se është sulmuar nga qentë endacak tek Menza e Studentëve në Prishtinë, përcjell KosovaPost.
Ajo gjithashtu tha se brenda kësaj periudhe qentë e kanë sulmuar edhe një grua tek Termokosi.
“Sot rreth orës 18:00 te Menza e Studentëve më sulmuan dhe me kafshuan qentë endacak. Çfarë vlere ka jeta e njeriut kundrejt qenve z. Perparim Rama ? Z.Rama ligjërisht je i obliguar ta menaxhosh çështjen dhe ta mbrosh jetën e qytetarëve”, shkruar Bajraktari.