Klubi i madh italian, Juventus raportohet se është i interesuar për transferimin e sulmuesit shqiptar të Chelsea-s, Armando Brojës.
Reprezentuesi i Shqipërisë, pritet që gjatë kësaj verë, të largohet nga ‘Blutë’ e Londrës për të nisur një eksperiencë të re në futbollin evropian.
Sipas ‘Gazzetta dello sport’, Juve dëshiron transferimin e Brojës.
Drejtuesit e ‘Zonjës së Vjetër’ thuhet se shumë shpejtë do të kontaktojnë Chelsean për biseudar për transferimin e shqiptarit në Torino. Juventinët synojnë të transferojnë Brojën në formë huazimi për sezonin e ardhshëm.