Geni ‘Jolie’ nuk e rrit rrezikun e vdekshmërisë nga tumori në gjoks

Geni ‘Jolie’ nuk e rrit rrezikun e vdekshmërisë nga tumori në gjoks

Mutacioni i genit Brca apo siç quhet ndryshe ‘geni Jolie’ që e rrit deri në 8 herë rrezikun e kancerit, nuk është një dënim me vdekje, meqenëse mundësitë për të mbijetuar janë po ato që kanë edhe pacientët që nuk e kanë genin në ADN.

E ka konfirmuar këtë një studim i universitetit Southampton që ka arritur në përfundimin se mastektomia, pas diagnozës, nuk ka efekte te shpresat për të mbijetuar.

Mutacini Brca u bë i famshëm prej aktores Angelina Jolie e cila e bëri publik vendimin për të ndëryhrë në të dy gjokset pasi zbuloi se kishte këtë gen të trashëguar.

Studimi ekzaminoi të dhënat e 2733 grave të moshës 18-40 vjeç që kishin pasur diagnozën e tumorit në gjoks. 12% e tyre e kishin të trashëguar. Pas 10 vitesh, vdekshmëria rezultoi të ishte e njëjtë në të dy kategoritë e grave./Living

You may also like

Viti 2018 – Viti i Skënderbeut. Të vjetrit apo të riut?

Shkruan: Arianit Sllamniku Duke e pasur parasyshë që