Geopost publikon bisedën mes oficerit të BIA-s e të dyshuarit për spiunazh

Portali Geopost ka publikuar një audio-incizim, ku pretendohet se dëgjohen duke biseduar Srdjan Rosiq dhe B.Sh, ky i fundit i arrestuar nën dyshimin për spiunazh.

Megjithëse, audio në disa pjesë është e censuruar, pretendohet se i dyshuari si bashkëpuntor i shërbimit serb të intelegjencës B.Sh, kërkon që BIA t’i ndihmojë atij dhe njerëzve të tij që ta kryejnë një punë.

“Çka mendon? Do t’i pyesësh ata tuajt, ta shtyejnë këtë apo do të flenë?”, pretendohet t’i ketë thënë B.Sh oficerit të BIA-s. Ndërsa Rosic thotë se “do ta shtyejnë, porse paksa janë…presin të zgjohen…”

Më tej, B.Sh thotë se duhet vepruar asisoj, që dikush tjetër ta ngacmojë tërthorazi, e më pas “t’ia vëmë benzinën dhe të marrë flakë edhe më shumë”, raporton Geopost.

Biseda mes të dyshuarve është realizuar në gjuhën serbe.

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika