Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj.Donika Gërvalla, ka zhvilluar sot takim virtual me homologen e saj nga Guinea Bissau, znj.Suzi Carla Barbosa.
Së bashku kanë diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit dypalësh me qëllim të krijimit të marrëdhënieve bilaterale në fusha me interes të përbashkët.
U theksua nevoja për shkëmbime në fusha si kultura dhe ekonomia.
Gjithashtu biseduan rreth sfidave me të cilat po përballen vendet si pasojë e pandemisë Covid-19./KosovaPost/