Policia ka dhënë detaje shtesë lidhur me plagosjen e shtetasit të Shqipërisë, në fshatin Nec të Gjakovës.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës Sheremet Elezaj, në një përgjigje për Klankosova.tv, bëri të ditur se viktima është i moshës 28-vjeçare dhe se ngjarja ka ndodhur në rrugën Morinë – Gjakovë.
Detaj shtesë që ai dha është se në vendin e ngjarjes janë gjetur tri fishekë dhe dy gëzhoja.
“Lidhur me këtë ngjarje është njoftuar prokurori për Krime të Rënda, me vendimin e të cilit është iniciuar rast vrasje e mbetur në tentativë. Hetimet po vazhdojnë për të sqaruar rrethanat dhe për të identifikuar të dyshuarit”, tha Elezaj.
Ai tregoi se njoftimin për ngjarjen e kanë pranuar rreth orës 12:25, ndërsa theksoi se viktima është jashtë rrezikut për jetën.