Është lënduar një polic gjatë përleshjes së zyrtarëve policorë me anëtarë të Partisë Socialdemokrate (PSD), shkruan Kosova Post.
Pranë objektit të Kuvendit të Kosovës ështl parë të ketë arritur ambulanca.
E gjithë kjo ndodhi pasi anëtarët e PSD-së vendosen mbishkrimin “Krejt dhe Drejt= i gjithë pushtetit sovjetëve” në objektin e Qeverisë së Kosovës.
Pas vendosjes së parullës në objektin e Kuvendit të Kosovës ka ndërhy edhe Policia e Kosovës, ku më pas pati përleshje mes pjesëmarrësve aty dhe policisë.