Janë gjetur disa mjete të pashpërthyera në fshatin Gerlicë të Ferizajit.
Një banor ka treguar se ka hasur në këto mjete, gjatë kohës kur ishte duke punuar.
“Një mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë duke punuar ka hasur-vërejtur disa mjete të dyshuara të pashpërthyera. Njësiti përkatës policor ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes”, thuhet në raportin e policisë.
Tutje, bëhet me dije FSK-ja ka bërë tërheqjen e mjeteve në mënyrë të sigurt dhe pa incidente.