Në kuadër të raportit 24 orësh, Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se një burrë është gjetur i vdekur në rrugën “Zenel Hajdini” në Ferizaj,transmeton Kosova Post.
Raporti i plotë:
“Rr. Zenel Hajdini, Ferizaj 09.05.2022-19:55. Një mashkull kosovar ka raportuar se ka vërejtur në person mashkull të shtrirë. Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”.