Një burrë është gjetur i shtrirë në rrugë pa shenja jete në Vushtrri, ndërsa në vend të ngjarjes ka dalë ekipi mjekësor ku edhe ka konstatuar vdekjen e tij, transmeton Kosova Post.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë ligjore për obduksion.
Ndërkohë Policia e Kosovës ka filluar hetimet për rastin.
“Rr. Ukshin Kovaqica, Vushtrri 22.04.2024 – 13:30. Raportohet se viktima mashkull kosovar, është gjetur i shtrirë në rrugë. Në vendngjarje ka dalë ekipi mjekësor që e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.