Në kuadër të raportit 24 orësh, Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se një burrë është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Shtërpcë, transmeton Kosova Post.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.
“Raportohet se në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Ne vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jete i viktimës dërgohet në IML për Obduksion”, thuhet në raport.