Një mashkull është gjetur pa shenja jete në fshatin Krushë e Madhe të Rahovecit, ndërsa vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor i cili ka dalë në vendin e ngjarjes.
Trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore me vendimin e prokyurorit.
“Fsh. Krushë e Madhe, Rahovec 03.05.2024 – 08:10. Është gjetur pa shenja jete, në shtëpinë e tij, viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.