Policia njofton se në Lipjan është gjendur pa shenja jete një person, ndërsa kanë nisur hetimet për rastin në fjalë.
Ndërkohë që me vendim të prokurorit trupi i pajetë është tërhequr nga Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML).
“Lipjan 02.07.2024-17:50. Viktima mashkull kosovar ka ndërruar jetë. Njësitë relevante policore dhe emergjenca kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është tërhequr nga Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML)”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.