Një serb, shtetas i Serbisë, është gjetur pa shenja jete në Obiliq.
Policia njofton se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
“Obiliq / 15.07.2024 – NN. Një mashkull Serb shtetas i Serbisë është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Sipas dëshmitarëve vdekja e viktimës ishte natyrale dhe nuk raportohet për të dyshuar. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.