Pika kufitare me Serbinë në Merdarë, nuk është më e ngarkuara nga fluksi i bashkatdhetarëve të cilën po e përdorin për dalje nga territori i Kosovës, fluksi i daljeve në këtë pikë kufitare ka rënë dukshëm krahasuar me javën që lamë pas.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, në pikën kufitare në Merdarë, për të dalë nga Kosova udhëtarët mëngjesin e sotëm po presin deri në 30 minuta, kurse kolona e makinave është rreth 250 metra e gjatë.
Bëhet e ditur se pritje për të dalë nga Kosova, deri në 20 minuta ka edhe në pikën tjetër kufitare me Serbinë, te Dheu i Bardhë, kolona e makinave, 100 metra.
Në pikat tjera kufitare nuk raportohet për kolona e pritje të gjata.