Itzhak Brik, një gjeneral ushtarak izraelit tha se regjimi izraelit duhet t’i japë fund agresionit të tij ndaj Gazës, dhe pranoi se Izraeli e ka humbur luftën ndaj lëvizjes palestineze të rezistencës Hamas dhe popullit në Gaza, transmeton Kosova Post.
Itzhak Brik në një opinion të botuar në gazetën izraelite Maariv të dielën tha se regjimi i Tel Avivit nuk ka asnjë shans për të fituar luftën kundër Hamasit edhe duke sulmuar qytetin e mbushur me njerëz Rafah në jug të Gazës, ku më shumë se një milion njerëz janë strehuar nga sulmet e pamëshirshme ajrore dhe sulmet tokësore të regjimit sionist.
“Ne vërtet humbëm, në rast se nuk e keni kuptuar ende … Izraeli duhet të shpallë fundin e luftës sepse me të vërtetë humbi,” tha Brik në artikull.
Ai tha se kërcënimi i vërtetë për Izraelin është kryeministri i tij, Benjamin Netanyahu, dhe anëtarët e kabinetit të tij të luftës, duke përfshirë Benny Gantz dhe Yoav Gallant, duke e quajtur këtë grup dhe aleatët e tyre një cirk të vërtetë që rrezikon Izraelin.
Gjenerali Itzhak Brik tha se Netanyahu nuk është i interesuar për t’i dhënë fund luftës në Gaza dhe përkundrazi kërkon të ruajë regjimin e tij./KosovaPost/