Studentët e Elit Institute të hënën me datën 28 Qershor në Grand Hotel mbajtën Ceremoninë e Diplomimit të Gjeneratës së 12, shkruan Kosova Post.
Elit Institute është shumë më shumë se sa një shkollë e thjeshtë, është bashkimi mes dëshirës, të realizueshmes dhe kufirit. Kjo është e arritshme vetëm sepse një Ekipë unike dhe e pasionuar udhëheqë me të.
Elit Institutie promovon punën në ekipë, duke e favorizuar bashkëpunimin, rritjen dhe zhvillimin e studentëve
Studentët përveç marrjes së diplomave ata kanë mbajtur edhe një përformancë para publikut, ku i ekspozuanë disa prej punimeve që i kanë bërë gjatë punës që kanë qenë në shkollë.
Drejtori i këtij instituti, Shkelzen Zenelaj në një intervistë për Kosova Post tha se sa i përket shkollës profesionale ne kemi dalë në një përfundim që studentët e diplomuar të gjithë janë të punësuar menjëherë pas përfundimit të shkollimit.
Zenelaj tregoi gjithashtu se kemi studentë, shqiptarë të mërgatës të cilët i kryjejnë trajnimet në Elit Institute dhe kthehen në vendin e tyre.
“Kemi shumë edhe kurse specializuese për frizerë të nisur dhe ata që i kanë përfunduar shkollat, por të cilët dëshirojnë për tu informuar me risitë e fundit” tha Zenelaj.
Zenelaj gjithashtu njoftoi se Elit Institute është në bashkëpunim me firmën e njohur italiane ‘Tutu Colors’ të cilën e përfaqësojnë për Kosovë dhe markën tjetër që është me origjinë turke e që e përfaqëson të gjithë Evropën.
“Kompanitë evropiane na kanë kërkuar staf të aftësuar ose duke kërkuar tek ne jo vetëm me ushtruar profesioni e frizerit klasik por edhe për të qenë shpërndarës të produkteve, do të thotë testues të produkteve, prezentues të produkteve të ndryshme për kudo botë tashmë” shtoi tutje Zenelaj./KosovaPost/