Gjermania do të blejë tre sisteme amerikane Himars dhe do t’i transferojë ato në Ukrainë, ka njoftuar Ministri gjerman i Mbrojtjes gjatë një vizite në Uashington.
“Unë mund ta konfirmoj se ne do të transferojmë tre sisteme raketore Himars në Ukrainë në bashkëpunim me amerikanët. Ato vijnë nga stoqet e forcave të armatosura amerikane”, tha Boris Pistorius.
Siç raportohet, Ukraina zotëron tashmë 39 sisteme Himars, shkruan yahoonews, përcjell Telegrafi.
Ndryshe, Pistorius tha se ushtria gjermane ka nevojë për investime të mëtejshme për ta bërë atë një forcë kryesore të mbrojtjes evropiane në të ardhmen e afërt.
“Problemi është se nevojiten para për Bundeswehr-in, ose përndryshe vitin e ardhshëm dhe në vitet në vijim do të kemi një ngrirje të armëve”, tha Pistorius.
“Kjo me të vërtetë nuk do të ishte një shenjë e mirë për aleatët tanë, por as për aftësitë tona të mbrojtjes”. /