Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini ka folur rreth mundësisë së bashkëpunimit me Lëvizjen Vetëvendosje.
Gjini ka përmendur një pikë që sipas tij është e papajtueshme për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.
Ai tha se nëse Vetëvendosja ngul këmbë kundër marrëveshjes së Washingtonit për njohjen nga Izraeli, këtu do të përfundonte bashkëpunimi.
“Këto janë pika të papajtueshme. Për ne është pikë e papajtueshme. Kjo pikë për AAK-në është e panegociushme, nëse Vetëvendosja ka me ngul këmbë që me shku kundër një marrëveshje të Washingtonit për njohjen nga Izraeli është diçka e papranueshme”, tha Gjini.
Kujtojmë se Anëtari i kryesisë së VV-së, Glauk Konjufca, ka deklaruar se nëse Kosova kushtëzohet për hyrjen në BE me zhvendosjen e ambasadës së Kosovës nga Jerusalemi, atëherë kjo do të rishqyrtohet.